Lexim sipas çështjeve
Mund të zgjidhni 1, 2 ose 3 çështje. Nëse pyetjet janë të ndryshme, numërohen si çështje më vete.

Tarot · Astrologji · Energy Healing · Celestial Forecast
Fortuna Major është vendi ku mund të shohësh më qartë të tjerët, të kuptosh thellësisht veten dhe të rilidhesh me atë që je.

Leximet Tarot
Leximet Tarot sjellin qartësi për situata të ndryshme dhe, për guximtarët, hapin rrugën për të eksploruar gjithçka që mbajnë të fshehur.
Mund të zgjidhni 1, 2 ose 3 çështje. Nëse pyetjet janë të ndryshme, numërohen si çështje më vete.

Nuk më bën asnjë pyetje. Letrat zgjedhin vetë se çfarë ke më shumë nevojë të dëgjosh. Dashuri, karrierë dhe familje janë në qendër të këtij leximi.

Paketat e veçanta

Leximi i Dashurisë · 30–40 minuta
Ky lexim është për ata që kërkojnë të vërtetën, që kërkojnë të shohin thellë në botën e panjohur të ndjenjave. Për të kuptuar, eksploruar, analizuar dhe mësuar më shumë.
Ky nuk është thjesht një lexim dashurie, është një zbulesë shpirtërore.
Soul Mirroring Reading · 25–40 minuta
Ky lexim është ideal për ata që ndjejnë se jeta e tyre po merr një ndryshim rrënjësor.
Është një lexim me një përzierje mes intuitës, Tarotit dhe kanalizimit. Ky lexim reflekton botën tuaj të brendshme, çfarë është e fshehtë, çfarë po ndryshon dhe çfarë është gati për t’u shëruar.
Ky nuk është thjesht një lexim, është pasqyra e shpirtit tuaj!

Astrologjia Parashikuese
Nga pasaporta juaj yjore te ritmi i një muaji apo viti, çdo hartë ju fton të mësoni diçka.

Pasaporta jonë yjore!
Një hartë për të eksploruar veten, ndjenjat dhe marrëdhëniet me të tjerët. Ku janë talentet? Cilat janë sfidat? Cilat janë frikërat? Përse kam këto sfida? Nga më vijnë? Çfarë do të ndërtosh në këtë jetë? Kë do të dashurosh dhe pse? Po fëmijët e palindur? Kush janë ata? …Dhe jo vetëm kaq.
Spoiler: Nuk premton se do të bëhesh milioner brenda javës. 😅 Premton vetëm të të njohë me veten.

Një vit, i parë me sytë e qiellit!
Një vështrim i qartë në dashuri, familje, karrierë, njohje të reja, investime të rëndësishme dhe jo vetëm kaq.
Nëse jeni nga ata që duan të dinë: “Çfarë më pret këtë vit?”, kjo është pika ideale për të filluar. 😁

Muaji juaj, në një hartë.
Një vështrim i përgjithshëm i muajit që ju përzgjidhni. Një hartë gjithëpërfshirëse që ju tregon muajin që keni përpara.
Perfekte për ata që nuk bëjnë plane vetëm për fundjavën. 😂

Çfarë po thotë qielli tani?
Kur planetët ndryshojnë pozicionin në qiell, ndikojnë drejtpërdrejt në rrjedhën e jetës sonë. Ka vite me shumë sfida, ka vite me më shumë mundësi. Ka vite sfiduese dhe ka vite më të qeta. Gjithçka që ndodh në qiell, pasqyrohet në realitetin tonë!
Yep! Weird sh*t… po kështu qenka krijuar Universi 🤔 Unë vetëm do ju përkthej çfarë po thotë 😅
Astrologji për fëmijë
Përralla Ime
Një përrallë astrologjike e personalizuar, e krijuar nga harta e lindjes së fëmijës. Planetët, shenjat dhe energjitë e tij marrin jetë përmes një udhëtimi magjik, të shkruar posaçërisht për të. Një dhuratë fantastike për t’u mbajtur mend gjatë.

Energy Healing
Kohët e fundit pjesa më e madhe e klientëve ose e personave të afërt më shprehin të njëjtin problem: “Kam shumë nevojë të marr një vendim të madh, por ndihem i/e bllokuar dhe s’di si të veproj!”
Kjo është një situatë shumë e shpeshtë, shqetësuese dhe mbi të gjitha shkakton ndjesi pafuqie mendore dhe emocionale.
Këto emocione të bllokuara, nuk sjellin vetëm vonesa, por edhe probleme të tjera. Shëndeti mendor lidhet ngushtë me shëndetin fizik dhe stresi afatgjatë mund të përkeqësojë problemet shëndetësore.
Pra, kemi të bëjmë me një faktor që ndikon jo vetëm mendjen, por edhe trupin.
E keqja është që duhet ta ndjejmë shpesh gjatë jetës këtë ndjesi. E mira? Mund ta kalojmë dhe shumë shpejt madje :)
Energy Healing, një paketë me tre modalitete, është mënyrë efikase, qetësuese dhe e shpejtë për të rifituar qetësinë emocionale dhe qartësinë mendore. Kjo paketë është efikase për problematika momentale, por edhe për ato të gjata në kohë.
Burim për formulimin shëndetësor: CDC ↗


Lexime kolektive · Tarot
Tani të disponueshme online.
Zbulo leximetPagesa kryhet në checkout-in e Fourthwall. Mund të përdoren:
Të dhënat e kartës vendosen vetëm në faqen e pagesës së Fourthwall dhe nuk dërgohen me mesazh te Fortuna Major.
Rreth meje
Jam krijuesja e Fortuna Major, një hapësirë e lindur nga dashuria për astrologjinë, tarotin, simbolikën dhe gjithçka të brendshme.
Qasja ime bashkon intuitën me interpretimin e kujdesshëm. Me dashuri, përkujdesje dhe pa gjykim. Unë jam mikja juaj virtuale që interpreton yjet!

Pyetje të shpeshta
Një çështje është një situatë e vetme. Pyetjet që lidhen me të njëjtën situatë mund të përfshihen në një çështje ose jo, në varësi të çështjes. Nëse keni paqartësi në këtë pjesë, mjafton të më shkruani për të pasur një ide të qartë.
Leximin e merrni përmes një telefonate ose me një regjistrim audio. Shërbimet Standard realizohen brenda 5–7 ditësh, ndërsa shërbimet Express brenda disa orësh nga konfirmimi i pagesës. Leximet Standard dhe ato Express kanë ndryshim në pagesë dhe për këtë do të informoheni gjatë momentit që bëni porosinë.
Po. Informacioni, pyetjet dhe interpretimi juaj trajtohen me konfidencialitet dhe nuk publikohen pa pëlqimin tuaj.
Jo. Tarot, Astrologjia dhe Energy Healing ofrohen si mjete reflektimi dhe mirëqenieje. Ato nuk zëvendësojnë kujdesin mjekësor, psikologjik, ligjor apo financiar.
Pagesa mund të bëhet përmes të gjitha aplikacioneve bankare për personat që kanë llogari bankare shqiptare, si edhe përmes MoneyGram, Western Union ose Ria. Për personat që janë jashtë Shqipërisë, pagesa bëhet me MoneyGram, Western Union ose Ria.